Vrasja e taksistit Fredi Talelli shtyhet gjyqi

Shtyhet seanca e pare gjyqesore per vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Shkak per shtyrjen e kesaj seance u be mungesa e avokateve. Te akuzuarit per vrasjen e tij nuk u paraqiten gjithashtu ne seance.
Te akuzuar per vrasjen e taksistit Talelli jane shtetasit Elkero Revani Kastriot Pableka Ernest Xhacka dhe 19-vjecari Domeniko Kumrija.
Sipas prokurorit te ceshtjes vrasja eshte kryer nga Ernest Xhacka ne momentin qe taksisti ka tentuar ti largonte armen nga duart.
Hetimi
Zbulimi i makines ne ujerat e perroit te Kushes ka qene zanafilla per zbulimin e krimit te vrasjes se 35-vjecarit Talelli. Sipas hetimeve te policise tre te rinjte jane nisur me mendimin per ta vrare shoferin e taksise pasi ata kane qene te pamaskuar dhe me qellim qe te shisnin automjetin e tij per te perfituar parate. Ka qene deshmia e Domeniko Kumrise i cili njihej si nje kontigjent por per krime te vogla ne Elbasan qe ka sjelle edhe zbulimin e krimit. Kumria ishte nga Elbasani dhe pas zbulimit te automjetit informacionet per ata qe tentuan ta shisnin dhe me pas e hodhen ne uje mberriten shume shpejt tek agjentet e hetimit. Keshtu nje nate me pare policia e Elbasanit ka trokitur ne shtepine Kumria duke shoqeruar 19-vjecarin Domeniko Kumria. Sapo hetuesit i kane zene me goje makinen ai ka pranuar se ka tentuar ta shiste por ia kishin sjelle per ta shitur nga Korca dhe nuk e dinte se kujt i perkiste. Pasi ka treguar emrat e personave qe ia kishin sjelle qe gjithashtu kishin bashkepunuar me te per krimin agjentet e policise se Korces kane mberritur tek shtepite e tyre duke i vene ne pranga. Pyetja e tyre ka cuar ne plotesimin e skemes se krimit. Autoret e njihnin viktimen e tyre. Ata sipas hetuesve kishin planifikuar gjithcka madje edhe vrasjen e shoferit. Tre te rinjte nuk kane qene te maskuar. Kishin arme dhe duhet te largonin shoferin per te marre makinen pasi taksisti nuk kishte para. Gjithashtu ata kishin edhe nje motiv tjeter per ta vrare taksisti i njihte dy prej tyre. pasi e kane derguar ne nje zone te pabanuar 16-vjecari A. Xhacka ka qelluar viktimen me arme zjarri automatik duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas kesaj e kane braktisur ne nje kanal dhe kane marre makinen duke u nisur drejt Elbasanit. Ne nje zone larg syrit te njerezve i kane nderruar targat dhe me pas kane kerkuar bleresin. Do te mjaftonin 2 mije euro per ta shitur por nuk e kane menduar mire faktin se bleresi do tu kerkonte dokumentet e pikerisht keshtu ka ndodhur. Kur iu jane kerkuar dokumentet te rinjte kane nderruar mendje per ta shitur dhe kane vendosur ta hedhin ne uje.