E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton Lideret te punojne se bashku per te miren e Shqiperise

Sekretarja e Shtetit per SHBA Hillari Klinton ka bere nje pershendetje me rastin e 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike SHBA-Shqiperi. Klinton ka vleresuar marredheniet e mira duke u shprehu se eshte nje fillim i mire - jo vetem ne asketin e marredhenieve dy palesh.

Ajo eshte shprehur se fale mbeshtetjes se SHBA-e Shqiperia eshte tashme anetare e NATO-s. Sa i takon ketij aspekti Klinton ka theksuar se Shqiperia ka treguar angazhim maksimal pasi ajo eshte nder kontribuueset me te medha ne Afganistan me trupa. Klinton ka vleresuar edhe angazhimin e Shqiperise sa i takon stabilitetit ne rajon. Ne i kerkojme lidereve shqiptare si qeverise edhe opozites te punojne se bashku per zhvillimin e Shqiperise.

Shqiptaret kane kryer shume tashme por me shume pune mbetet per tu bere ne rrugen drejte BE-se - dhe ky vit do te jete shume i rendesishem. Shqiptaret duhet te punojne se bashku per te bere qe vendi i tyre te ece perpara. Ne nxisim udheheqesit politike te Shqiperise qofte ne qeveri apo opozite per te udhehequr me pergjegjshmeri dhe transparence dhe ne respekt dhe perpjekje per te forcuar sundimin e ligjit dhe te drejtave te njeriut. Kjo eshte menyra me e mire per te treguar angazhimin e tyre per te ndertuar nje te ardhme te sigurt dhe te begate qe populli shqiptar kerkon dhe meriton shprehet Klinton. Komunikata per media e Klinton nenvizon se SHBA do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine drejte integrimit ne Bashkimin Evropian.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›