Vrasja e taksistit, vëllezërit pranojnë krimin
Burime nga grupi hetimor, të cilave u referohet në numrin e sotëm "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se ndaj taksisti është ushtruar dhunë çnjerëzore para vrasjes. Te arrestuarit: E vramë se na preku në nder.
KUKES- "E vrava se ngacmonte nusen e vëllait", - kjo ka qenë deklarata e 18 vjecarit Granit Hasanpapa i cili së bashku me vëllain e tij Jetmir 23 vjec u arrestuan dje të akuzuar për vrasjen e makabre të një taksisti në qytetin e Tropojës. Sipas pretendimeve të 2 vëllezërve të arrestuar dhënë policisë viktima 38 vjecari Avni Sinani, nga fshati Gri i komunës Bujan të rrethit të Tropojës u kishte “prekur në nder” familjen e tyre. Trupi i masakruar i taksistit u gjet dje në afërsi të liqenit të Fierzës, në vendin e quajtur Ura e Drinit të Bardhë, pas 10 orë kërkimesh.
Ngjarja
Drejtues të policisë kanë dhënë detajet nga krimi makabër dhe rrethanat e kryerjes së tij. Paraditen e datës 17 shkurt, vëllezërit Papa kanë shkuar tek i njohuri i tyre, taksisti Avni Sinani dhe i kanë kërkuar t'u kryente një shërbim udhëtimi. Pasi janë nisur, diku në një vend ku nuk kishte njeri, kanë urdhëruar shoferin të dilte nga makina. Më pas e kanë goditur me kazmë dhe në gjendje koma e kanë futur në bagazhin e makinës dhe e kanë hedhur të pajetë në pyllin me shkurre afër ujërave të liqenit të Fierzës. Burime nga grupi hetimor (ekspertët mjekoligjorë), - të cilave u referohet në numrin e sotëm "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se ndaj taksisti është ushtruar dhunë çnjerëzore para vrasjes. Mësohet se fytyra e tij ishte e shpërfytyruar si dhe i ishin dëmtuar organet gjenitale. Pas vrasjes dy vëllezërit nuk kanë vajtur në shtëpi, por janë fshehur në mal. Të merakosur nga mosardhja në shtëpi, familjarët e taksistit, një ditë më pas, të mërkurën në mesditë, kanë njoftuar në polici.
Arrestimi
Në operacion e djeshëm të policisë kanë marrë pjesë edhe forca speciale dhe helikopterë nga Tirana. Pas 10 orësh, në një operacioni të vështirë, u arrit të lokalizohet vendndodhja në mal e të dyshuarve dhe më pas vënia e tyre në pranga. Sipas burimeve nga policia që i referohet “Gazeta Shqiptare” që në momentin e prangosjes të arrestuarit kanë pranuar kryerjen e krimit makabër. Ndërkohë, operacioni ka vazhduar për gjetjen e trupit të viktimës. Trupi i 38-vjeçarit u gjet i masakruar në orën 17.25 të ditës së enjte, në vendin e quajtur Ura e Drinit të Bardhë, kufiri ndarës mes rretheve Kukës e Has. Krahas administrimit të provave në vendngjarje, pyetjes së të akuzuarve, u bë dhe bllokimi i automjetit të taksistit. Pritet përfundimi i hetimeve për të zbardhur pistën e plotë të krimit makabër.
(s.g/BalkanWeb)