E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI në Elbasan me parrullën “mundësi dhe mirëqenie”

“Do ta ndryshojmë Shqipërinë, duke ndryshuar mentalitetin përjashtues dhe në qeverisje, atë që vihet re sot si në Gërdec - Qeverinë e Berishës dhe në Bunker - Bashkinë e Ramës”-ka theksuar kreu i LSI, përpara qytetarëve të Elbasanit. 

TIRANE- Me parrullën “mundësi dhe mirëqenie”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ishte në qytetin e Elbasanit në një takim me qytetarët. Meta tha se forca që ai drejton do të jetë në gjendje të bashkojë shqiptarët dhe jo të ndjekë një politikë përjashtuese si dy partitë e mëdha PD dhe PS.

“Do ta ndryshojmë Shqipërinë në rradhë të parë, duke ndryshuar mentalitetin përjashtues dhe në qeverisje, atë që vihet re sot si në Gërdec - Qeverinë e Berishës dhe në Bunker - Bashkinë e Ramës”-ka theksuar kreu i LSI, gjatë fjalës së tij përpara 400 anëtarëve të rinj të qytetit të Elbasanit.

Duke folur për mundesi të reja dhe të rinj që kanë shansin të integrohen, Meta foli edhe për kërkesat e LSI për Elbasanin.

“Ne duam një Elbasan ku njerëzit të punojnë, duam një Elbasan ku mjedisi të mos jetë me kërcënim dhe natyrisht zgjidhja nuk mund të jetë mbyllja e atyre industrive që funskionojnë në Elbasan. Sepse Elbasani ka një plagë tjetër, një papunësi të pakrahasueshme”- ka deklaruar Meta.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›