E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle te befasishme te policise ne disa lokale ne Fier e Patos

Policia e Fierit gjate mbremjes se te shtunes ka kryer nje aksion masiv ne nje pjese te madhe te lokaleve te qytetit te Fierit dhe Patosit. Gjate aksionit ka patur mjaft persona te shoqeruar ne mjediset e komisariatit. Aksioni i papritur policor ka nisur rreth ores 20 00 ne qender te qytetit te Fierit.

Mesohet se forcat e nderhyrjes se shpejte me maska ne koke dhe te pajisur me arme automatike te shoqeruar edhe nga policia e rendit kane ushtruar kontroll te befasishem ne shume lokale pika interneti dhe bastesh.

Nga burimet policore. aksioni eshte kryer njekohesisht edhe ne Patos ndersa policia nuk ka ende nje deklarate zyrtare per kete aksion. Gjithsesi konfirmohet se aksioni i policise ka qene me objektiva per persona ne kerkim te dyshuar per vjedhje armmbajtje pa leje e te tjera. Police te shumte ishin vendosur ne shume rruge kryesore sidomos ne hyrje dhe dalje te qytetit te Fieirt



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›