Vrasja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, del fotoja e godinës 3-katëshe ku ajo qëndronte prej 10 ditësh me partnerin

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e godinës 3-katëshe, ku u gjet e vrarë me thikë 24-vjeçarja e huaj këtë të enjte.
24-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira së bashku me partnerin prej 10 ditësh. Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”.
Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.
Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.
Për policinë ai është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe.
Burri është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria./vizionplus.tv