Vrasja në Berat për një vajzë, pranga vëllezërve

Në pranga përfunduan shtetasit Bedri dhe Besnik Ibrahimi, përkatësisht 44 dhe 48-vjeç. Policia bëri me dije se dy personat e arrestuar janë nga Ura Vajgurore.
Policia sqaroi ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të ngacmimit të një vajze. Siç thuhet, djali i familjes Protoduari, ka ngacmuar motrën e dy vëllezërve. Disa ditë më parë, djali i Besnik Ibrahimit ishte grindur me 20-vjeçarin Sako Protoduari për shkak të ngacmimit.
Mbrëmjen e shkuar, shtetasit janë mbledhur për të sqaruar ngjarjen, por që më pas përfundoi me zënka dhe me thika midis tyre. Policia ka arrestuar dy vëllezërit Ibrahimi si autorë të ngjarjes, ndërsa mësohet se 20-vjeçari, Sako Protoduari është në gjendje të rëndë./Start/
2012-03-27 09:33