Katari investime në Shqipëri, pritet heqja e vizave

Në takimin me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani, u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe u theksua se marrëdhëniet e shkëlqyera duhet të përkthehen edhe në një bashkëpunim ekonomik e tregtar me interes të ndërsjellë.
Emiri i Katarit, duke vlerësuar faktin që Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme kishte sjellë me vete projekte konkrete për mundësinë e tërheqjes se investimeve katariane në Shqipëri, tha se “ne jemi gati që të vijmë e të investojmë në Shqipëri. Qëllimi ynë nuk është për një investim afatshkurtër, por do të investojmë së shpejti dhe mendojmë për investime afatgjata”. Ndër fushat e identifikuara për bashkëpunim, ku bëjnë pjesë edhe projektet e parashtruara, u veçuan: energjia, turizmi e kultura, infrastruktura, ndërtimi, shërbimet dhe agrobiznesi.
Gjatë takimit me Emirin e Katarit u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së qytetareve të të dy vendeve, si dhe për vendosjen e një linje direkte midis dy kryeqyteteve, duke krijuar kështu bazën për një shkëmbim kulturor dhe turistik edhe më të madh në të ardhmen. Po ashtu, zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto, propozoi që së shpejti të organizohet java e kulturës shqiptare në Katar, si një përpjekje për të sjellë dy popujt më afër dhe për njohjen e tyre më të mirë. Pjesë e diskutimeve në takim ishin edhe zhvillimet në rajonet respektive. Haxhinasto, vlerësoi kontributin e Katarit, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, teksa kërkoi që Katari të vazhdojë të mbështesë shtetin e ri edhe në drejtim të njohjeve.
Vizitën zyrtare, Haxhinasto e hapi me takimin me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Sheikh Hamad bin Jassim Al-Thani. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve duhet të pasohen nga projekte konkrete të investimeve të Katarit në Shqipëri, apo të biznesit shqiptarë në Katar. Një ndër temat e diskutuara në këtë takim dhe që gjeti mbështetjen e dyanshme ishte lëvizja pa viza e shtetasve të të dy vendeve. Realizimi i lëvizjes së lirë do të favorizonte së tepërmi edhe realizimin e fluturimeve direkte midis Dohës dhe Tiranës. /Start/
2012-03-27 09:10