Vrasja në Bushat, vetëdorëzohet autori

Ngjarja ndodhi prane Postes se Policise se komunes Bushat. Ramoz Ademi dhe Ton Jakini te dy policë ishin duke ecur se bashku per te shkuar ne posten e policise ku do benin dorezimet per lenien dhe marrjen e sherbimit.
Gjate rruges ata jane grindur per shkak te nje mosmarreveshje teresisht banale dhe kane nisur ne fillim te ofendohen me pas kane shkembyer grushta. Zenka ka degjeneruar deri sa shtetasi Ramoz Ademi ka nxjerre pistoleten e sherbimit dhe ka qelluar mbi kolegun e tij Ton Jakini te cilin e ka vrare ne vend.
Pas ngjarjes polici eshte larguar ne drejtim te paditur dhe mendohej se ishte plagosur. Koleget e tyre qe ndodheshin ne posten e policise kane nisur kerkimin. Por pas pak minutash autori i vrasjes eshte vetedorezuar ne polici.