Konferenca Qeveri-Donatore Funksionaliteti i parlamentit kontribut per reformat dhe integrimin

U mblodh sot ne Tirane konferenca e donatoreve dhe qeverise ku te pranishem jane disa ministra te kabinetit Berisha. Ne fjalen e mbajtur ne emer te donatoreve ambasadorja e Zvicres ne Tirane Yvana Enzler kerkoi nga qeveria me shume siguri. Ajo tha se eshte e nevojshme qe ne Shqiperi parlamenti te jete funksional. Ne kete sens ambasadorja zvicerane konstatoi si te gabuar aksionin politik te opozites socialiste per te mos marre pjese ne proceset e rendesishme reformatore te Kuvendit dhe Qeverise. Ajo kerkoi gjithashtu qe te mos behen shkarkime politike ne administrate dhe te behet nje lufte me e ashper kunder korrupsionit.
Pollo Shqiperia nje histori suksesi ne luften kunder korrupsionit/Projektet e donatoreve jane zbatuar ne menyren me te mire nga qeveria dhe korrupsioni eshte luftuar ne te gjitha format e tij. Kjo eshte deklarata qe ka bere sot ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo ne takimin e zhvilluar mes Qeverise dhe Donatoreve. Pollo theksoi gjate fjales se tij se Shqiperia eshte kthyer ne nje histori suksesi ne luften kunder korrupsionit. Lufta kunder krimit korrupsionit perfshire edhe pastrimin e parave mbetet prioritet dhe komuniteti i donatoreve ka mbeshtetur Qeverine me projekte te ndrysheme ne forcimin e masave antikorrupsion- tha ai. Ne kete takim ishte e pranishme dhe ambasadorja e Zvicres Yvana Enzler si Kryetare e radhes e Sekretariatit Teknik te Donatoreve si dhe zyrtare te larte te Qeverise dhe te komunitetit donator ne Shqiperi. Vendimi i BE per te hequr vizat Schengen per Shqiperine eshte nje hap historik per cdo qytetar shqiptar. Ky vendim eshte nje sukses persa i perket lirise dhe dinjitetit te cdo shqiptari por qe gjithashtu shoqerohet me pergjegjesi te medha per te mos lejuar abuzimet me te tha Pollo.
...