Vrasja në Himarë Konja: PS po përdor politikisht ngjarjen
TIRANË- Ministria e Brendshme i ka cilësuar deklaratat e bëra sot nga deputetja e PS Ermonela Felaj, si deklarata për të përdorur politikisht vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë në Himarë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja shprehet se, në krye të axhendës së PS qendrojnë interesa që godasin imazhin e vendit
Përmes një deklarate për mediat, deputetja Ermonela Felaj, theksoi se PS dënon me ashpërsi situatën e krijuar dhe kërkon drejtësi të bazuar mbi fakte e prova.
“Ministria e Brendshme dënon përpjekjet e PS për të përdorur politikisht ngjarjen kriminale të ndodhur para dy ditësh në Himarë. Edhe për këtë ngjarje lidershipi i PS nuk vonoi të vërtetojë para opinionit publik se në krye të axhendës së tij politike qendrojnë interesa që bien ndesh me interesat e qytetarëve dhe godasin drejtpërdrejt imazhin e vendit”, - tha Konja.
Duke i bërë thirrje PS të distancohet nga këto qëndrime antiligjore, Konja thekson se duhet mbështetur angazhimi i policisë së shtetit.
“Ministria e Brendshme i bën thirrje PS të distancohet nga frymëzimi i qëndrimeve antirend dhe antiligj dhe të shprehë mbështetjen e nevojshme për punën dhe angazhimin profesional dhe ligjor të policisë së shtetit”, - shprehet zëdhënësi i ministrisë së Brendshme.
Më herët përmes një deklarate për mediat, deputetja Ermonela Felaj, theksoi se PS dënon me ashpërsi situatën e krijuar dhe kërkon drejtësi të bazuar mbi fakte e prova, ndërsa theksoi se “Qeveria ka humbur tërësisht kontrollin mbi territorin duke i lënë terren krimit rrugaçërisë, është dorëzuar para vrasëve dhe rrugaçërve gjithçfarësh!”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Qeveria ka humbur kontrollin mbi territorin