Pukë, policia rrugore shton kontrollet me ardhjen e emigrantëve
PUKë- Policia e qarkullimit rrugor në Pukë ka vendosur patrulla të përforcuara rrugore në të gjithë segmentet e këtij rrethi ku efektivët një vëmendje të vecantë po i kushtojnë lëvizjes së mjeteve brenda normave të lejuara të shpejtësisë, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqesin rrugët e veriut të vendit
Policia e qarkullimit rrugor porosit për një kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve që lëvizin kryesisht në segmentet Rrëshen-Fushë Arrëz dhe Qafë Mali-Bajram Curri, mbas një rruge që karakterizohet nga kthesat e forta dhe ngushtësia e trasesë, bën që mjetet të jenë gjithmonë të rrezikuara.
(m.a/News24/BalkanWeb)