E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Kukës erdhi pas një sherri në dasmë, policia arreston autorin

policiaPolicia e Kukësit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Mirvan Islami, 23 vjeç, nën akuzën e vrasjes së Elvis Memishajt, një natë më parë në fshatin Oreshkë të komunës Zapod.

Viktima u qëllua disa herë në trup dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Burime të policisë thanë për gazetën Panorama se dyshohet që shkak për vrasjen të jetë bërë një debat i nisur tre ditë më parë, në një dasmë me një të ri nga fshati Cërnalevë.

Grindja është dukur sikur u qetësua atë ditë, por dje personi me të cilin ishte konfliktuar Memishaj ka ardhur në fshatin Oreshkë, duke kërkuar të takojë 20-vjeçarin.

Mësohet se autori ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë.

Ata e kanë gjetur Elvis Memishajn në klubin e fshatit dhe i kanë kërkuar që të dalë jashtë.

Nuk ka të dhëna nëse kanë bërë debat apo jo, por pas pak sekondash, 20-vjeçari është gjetur i gjakosur./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›