E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosja Te dorehiqet qeveria


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2013, deklaroi se të vetmet zgjedhje të domosdoshme për Kosovën janë ato parlamentare.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Selimi theksoi: “Dorëheqja e qeverisë dhe shpallja sa më e shpejtë e zgjedhjeve janë të vetmet që shpëtojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Përsa i përket presidentit, është herët të flitet se kur duhet të mbahen këto zgjedhje, sepse ende nuk janë krijuar rrethanat e favorshme”.

Në këtë kontekst, Selimi ka treguar arsyet pse VV-ja nuk e ka përkrahur marrëveshjen politike të arritur në mes kryetarit Dorëheqja e qeverisë dhe shpallja sa më e shpejtë e zgjedhjeve janë të vetmet që shpëtojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i prerë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexhep Selimi
Deputet i Lëvizjes "Vetëvendosje" të PDK-së, Hashim Thaçi, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e votoi këtë marrëveshje, pra e kemi bojkotuar seancën kur është votuar, sepse atë ditë ka ndodhur një tregti politike, të cilën e kanë bërë Thaçi, Mustafa e Pacolli”, shtoi Selimi, i cili akuzoi autoritetet për presionin nën të cilin kanë vendosur Komisionin për Reforma Kushtetuese e Zgjedhore, në të njëjtën kohë që përdori tone të ashpra për dështimin e integrimit të veriut.

“Procesin e ka ngadalësuar jo vetëm padia e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare, por edhe bisedimet e dështuara të qeverisë. Janë të shumta shtetet që për momentin po presin rezultatin e bisedimeve, përpara se të vendosin në do të njohin ose jo pavarësinë e Kosovës”.

Në fund të deklaratës së tij, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti me tokat shqiptare.

Facebook Sondazh

A do te ishin te dobishme per Kosoven zgjedhjet ne nje moment te tille delikat?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_514'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(514); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Samuel Zhbogar mund të emërohet shef i zyrës së BE
Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.
Serbët, me dokumente të Kosovës
Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të Beogradit dhe drejtuesve ilegale të komunave veriore të Kosovës, drejtuar serbëve për të bojkotuar institucionet e shtetit të ri, ato shpesherë vazhdojnë të mos dëgjohen.
Medvedev: Të shqyrtohet kërkesa e serbëve
Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse. Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.

Lajmet kryesore

Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Zjarr në trenin e linjës Tiranë-Durrës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›