E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Detaje të reja janë bërë publike nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, K. P., 58 vjeç, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën, B. P., rreth 55 vjeçe. E plagosura është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se, pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli dhe nisën një operacion për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa kontrollet vijojnë në disa zona.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›