Vrasja ne Tirane identifikohen autoret

Policia e Tiranes identifikoi dhe shpalli ne kerkim autoret e dyshuar per vrasjen e nje shtetasi nje dite me pare ne kryeqytet.
Sipas informacioneve te fundit te dyshuar per vrasjen e 40-vjecarit Mirash Prekes jane vellezerit Arben dhe Alfred Gjergji.
Dy vellezerit dyshohet se vrane Preken ne shenje hakmarrje per nje vrasje te kryer ne Greqi nga viktima.
Mirash Preka u ekzekutua rreth ores 9 te mengjesit te se dieles ne rrugen Jordan Misja ne kryeqytet pak metra larg burgut 313. Trupi i tij u gjet nga kalimtaret ne afersi te automjetit te tij.
Viktima me origjine nga Kukesi kishte disa vite qe banonte me qira ne Tirane.