E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma opozita ende pa nje draft

Partia Socialiste nuk ka ende nje draft te pergatitur per amendimin e Kodit Zgjedhor. Burime prane saj bene te ditur se aktualisht pergatitjet lidhur me kete ceshtje kane mbetur vetem ne planin politik pa kaluar ne perpunimin e nje dokumenti konkret juridik.

Madje nje mendim qe mbetet objektiv eshte edhe mbetja ne fuqi e Kodit te tanishem Zgjedhor i cili parimisht njihet si i favorshem nga dy partite e medha.

Gjithsesi nje nderhyrje e mundshme ne ligjin zgjedhor pritet te organizoje angazhimin e PS-se ne problemet organizative qe kane te bejne kryesisht me numerimin dhe administrimin e procesit. Ne kete pike me gjase profili i komisioneve dhe kriteret e emerimit te anetareve te tyre sanksionet dhe kufizimi juridik ne abuzimin e detyres jane shqetesimet baze prej nga ku mund te mendohet nje draftim final juridik.

Ne kete pikepamje kalimi drejt nje kodi te ri me perfshirjen e shqetesimeve opozitare do te sillte detajimin e procedurave vendosjen e kontrollit reciprok duke i dhene atij me shume pamjen e nje rregulloreje sesa te nje ligji organik. Me rendesi eshte te nenvizohet vullneti dypalesh per te mos prekur te pakten per momentin ceshtje serioze dhe thelbesore si sistemi elektoral pragu apo edhe menyra e votimit. Sipas burimeve nga selia roze behet e ditur se probleme te kesaj natyre do te lihen per periudhen paszgjedhore cka e ben aktuale mundesine e nderhyrjeve shtese pas procesit te 8 majit 2011. Nje arsye qe i jep me shume vertetesi ekzistences se nje mirekuptimi dypalesh rreth Kodit Zgjedhor eshte reagimi i para disa diteve i kreut te Partise Republikane Fatmir Mediu nje aleat i Kryeministrit Sali Berisha. Mediu i cili eshte edhe minister i Mjedisit ka kerkuar ndryshimin e pragut elektoral nje kerkese e cila eshte kushtezuar madje edhe me nje dalje vetem ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Arsyet per ndryshime jane keshtu per dy partite e medha shume te vogla sa per te llogaritur nje perplasje te re ndertuar mbi kete ceshtje.

Ketu duhet llogaritur edhe fakti se partite e vogla te opozites kane humbur ritmin e tyre per te kerkuar ndryshime ne kod i cili u le atyre vetem nje shprese per mbijeteses politike dhe qe eshte koalicioni i detyruar me PS. Por nje shenje e asaj cfare kjo e fundit sheh si problematike ne ligjin ekzistues mund te kuptohet ne kerkesen kembengulese per kushtezimin e reformes zgjedhore me hetimin parlamentar te 28 qershorit 2009. Duke u mjaftuar vetem me kutite e materialeve zgjedhore PS ka nenvizuar interesin e saj per adresimin e manipulimit si nje proces teknik qe mund te shihet te listat e zgjedhesve procesverbalet e komisioneve etj. Mbi kete pretendim duhet vleresuar se procesi i rishikimit te Kodit Zgjedhor per sa i perket opozites synon me shume korrektime sesa nderhyrje te verteta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›