Sekuestrohen 43 kg marijuane policia arreston gjashte persona
TIRANE- Policia ka ndaluar 6 persona ne nje aksion antidroge qe perfundoi me sekuestrimin e 43 kg marijuane qe vinte nga Lazarati. Sipas policise marijuana e paketuar dhe e presuar e gatshme per konsum u kap ne nje furgon pasagjeresh te linjes Gjirokaster- Tirane me te cilin udhetonin personat e shoqeruar.
Malli ishte paketuar ne disa pjese dhe me pas ishte ndare ne pako qe me pas ishin futur ne nje cante. Furgoni mesohet se eshte ndaluar ne rrugen Komuna e Parisit nga sherbimet e komisariatit nr.2 dhe nga sherbimet e antidroges qe me pare kishin informacionin se malli do te vinte pikerisht ne kete vend. Disa nga te shoqeruarit sipas burimeve te policise banonin pikerisht ne nje bllok pallatesh ne rrugen Komuna e Parisit ku policia ndaloi te dyshuarit.
Menjehere pas kontrollit policia zbuloi mallin qe pritej te mberrinte ndersa e sekuestroi ate ne cilesine e proves materiale. Menjehere policia shoqeroi per ne ambientet e saj personat qe ndodheshin ne furgon ne cilesine e personave te dyshuar si dhe ne cilesine e deshmitareve te mundshem nese ndonje prej tyre nuk ishte i perfshire.