E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, identifikohet autori

Policia e Tiranës, ka bërë me dije se është identifikuar vrasësi i 33-vjeçarit Leonard Bilali. Në një deklaratë për shtyp policia duke sqaruar vrasjen e mbrëmshme në kryeqytet, bëri të ditur se autori është identifikuar nga policia, por megjithatë nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Sipas policisë, autori i vrasjes është vetëm një person, i cili ka qëlluar shtetasin Leonard Bilali, teksa ky i fundit po tentonte të hynte në ambientet e një minimarketi.

Ndërkohë policia thekson se për identifikimin e autorit janë pyetur disa dëshmitarë okularë të vendit të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 mbrëmjen e djeshme në rrugën "Irfan Tomini" kur u qëllua për vdekje shtetasi Leonard Bilali, 33 vjeç, me banim në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›