E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet me armë 33-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Vrasja ka ndodhur në rrugën Irfan Tomini pas një zënke në një lokal të lagjes. Policia tha se viktima është Leonard Bilali 33 vjeç, i cili është sulmuar nga të paktën 2 persona të armatosur. Policia tha se pas vrasje dy personat janë larguar me shpejtësi.
Viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa ka marrë edhe dëshmitë e para nga personat që ishin të pranishëm në lokal në kohën e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›