E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, banorët në protestë para bashkisë

Dhjetra banorë të Orikumit, janë mbledhur para Bashkisë së qytezës, për të protestuar për zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokës. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. çështje e kësaj prone në Orikum është kthyer në akuza dhe kundër akuza. Ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore pretendojnë se prona është e tyre, në bazë të ligjit 7501. Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarorë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore. Nga ana tjetër, persona të tjerë pretendojnë se prona është e tyre dhe se ata janë pronarët e vërtetë të kësaj hapësire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›