E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Tirane larje hesapesh

Policia dyshon se ekzekutimi i 31-vjecarit pukjan Paulin Marku mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pavarësisht se viktima nuk rezulton të jetë i skeduar për precedente penale si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit.

Burime nga sektori kundër vrasjeve ne Drejtorine e Tiranes pohoi se vrasja e 31-vjecarit prane Ktheses se Kamzes ne kryeqytet ka ndodhur pasi ai dyshohet si i implikuar ne disa ngjarje te renda, kryesisht ne Itali, vend ne te cilin Paulin Marku ka qene edhe emigrant. Megjithate pas kontrolleve te shumta ne disa banesa por edhe pas identifikimit te mjetit nga i cili mendohet te jete qelluar nuk ka ende nje emer autori apo te pakten nje shtjellim me te sakte te motivit se perse u vra Paulin Marku.

Referuar vendngjarjes ekspertet e kriminalistikes thone se Paulin Marku gjithashtu bashkepronar i nje mobilerie ne Tirane eshte qelluar ne ecje e siper nga nje makine qe mendohet te kete qene tip benz me targa te Tiranes, ndersa viktima po qarkullonte me motorin e tij. Policia thote se 31-vjecari u vra me arme pistolete, te dhena keto qe vijne nga zera jo zyrtare prane policise.

Zyrtarisht, deri tani nuk ka ende nje deklarate te qarte te policise per kete ngjarje, ndersa thuhet se hetimet vazhdojne. Muajt e veres, sidomos ai gusht, prej vitesh jane kthyer ne kohen me te mire te vrasjeve per larje hesapesh sic i konsiderojne organet e hetimit. Jo zyrtarisht kjo periudhe konsiderohet per kriminalitetin si sezoni kur ngjarje te mbartura jashte vendit mbyllen ne Shqiperi, pikerisht kur kthehen ne atdhe emigrantet.

Megjithe kete panorame qe tashme dihet, ende nuk ka nje reflektim nga organet hetimore shqiptare per te ndryshuar planin e masave te muajve te veres jo vetem per sigurimin e rendit dhe te qetesise publike, por edhe per parandalimin e krimit ne vend. Pak jave me pare po ne Tirane juristi Sokol Doci u egzekutua ne prag te shtepise, por edhe kjo ngjarje ende nuk ka te pakten nje piste e jo me teper te kete autore te dyshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›