E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui Partite te nisin dialogun te zbatojne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Ambasadori i Komisionit Europian u bëri sot thirrje forcave politike në Shqipëri që t’i kthehen dialogut.

Nga Shkodra, ambasadori Sequi i konsideroi si detyra emergjente për mazhorancën dhe opozitën, përfshirjen në kodin zgjedhor të rekomandimeve të vjetra dhe të reja të OSBE/ODIHR-it, si dhe realizimin e reformave të tjera të domosdoshme për integrimin evropian.

“Partitë politike duhet që të nisin dialogun”, është shprehur ai.

Duke shtuar se duhet që të respektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR -it për kodin dhe reformën zgjedhore.

“Të kryhen reformat për integrimin e vendit dhe duhet bashkëpunim për reformat, ndërsa konkluzionet e plota të Bashkimit Evropian do të jepen në tetor”, përfundoi ai.

Shqipëria duhet të presë tetorin për të patur një kuadër më qartë dhe të plotë të opinionit që Komisioni Europian ka për këtë vit, edhe pas publikimit të raportit për zgjedhjet dhe predispozitës së shprehur gjatë verës për një situatë të re politike në shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›