E Diel, 1 Nëntor 2026

84-vjeçari mohon vrasjen horror në Korçë: E kryen tre persona të tjerë

Gaqo Dumka, 84-vjeçari që akuzohet për vrasjen horror në Korçë të Liliana Arapit, ka ndryshuar tërësisht dëshminë e tij për këtë ngjarje gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatë.

Dumka ka thënë se vrasjen nuk e ka kryer ai, por  tre persona të tjerë, të cilët e kanë rrëmbyer 42-vjeçaren Arapi, të cilës i kanë prerë kokën.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur emrat se kush e kanë kryer këtë krim horror, duke thënë se nuk e njeh. Ai pohoi se ata e kanë vrarë 42-vjeçaren në shtëpinë e tij dhe më pas e kanë detyruar atë të hedhë trupin e saj në vendin e grumbullimit të mbeturinave të qytetit të Korçës.

Gjatë arrestimit, Dumka kishte pranuar vrasjen, duke thënë se ishte xheloz.

Por, duke parë moshën dhe gjendjen e tij fizike, ka shumë dyshime mbi faktin nëse e ka kryer ai krimin.

Pavarësisht dyshimeve, Gjykata e Korçës ka vendosur që ta lërë në burg 84-vjeçarin deri në përfundimin e hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›