E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, psikologët: Kjo krizë e shoqërisë

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën në mbrëmje, ku dy gabitës te maskuar sulmuan 2 gra për të marrë bizhuterite, një prej të cilave mbeti viktimë ka ngjallur panik tek qytetarët. Banorët e Tiranës ndihen më të frikësuar se zakonisht, duke thënë se sigura në rrugë për ta mungon dhe se vrasje të tilla mund tu ndodhin të gjithëve nëse nuk merren masat në kohë.
 

E ndërsa grabitjet dhe aktet e dhunës në rrugë janë më të shpeshta dhe po shënojnë viktima, psikologët thonë se një ndër arsyet kryesore që con të rinjtë deri në këtë pikë është ajo ekonomike.
 

Psikologia, Marsida Simo, thotë se shoqëria jonë tashmë është më e tronditur dhe kjo edhe si pasojë e një edukimi të dobët në familje dhe në shkollë. Kjo sipas psikologes bën që disa adoleshtë të kenë devijanca me prirje te kesaj natyre.
 

Sipas psikologes edhe lëvizja demografike dhe mospërshtatja me ketë nivel jetese, i con te rinjte drejt akteve te dhunshme. Duke mos përjashtuar faktin se një pjesë e adoleshtëve janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogave ne momentin kur kryejnë vrasje apo grabitje në rrugë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›