E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, arrestohet një person për kanosje me armë zjarri

Policia e Pukës ka arrestuar një personkanosje me armë zjarri të një shtetasi tjetër. Nikoll Brahimaj 20 vjeç , banues në fshatin "Aprripe", Komuna Fierzë të rrethit Pukë, është ndaluar pasi me datë 07.08.2012, rreth orës 18.00, në fshatin Aprripe, ky shtetas ka kanosur, me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues po në fshatin Aprripe.
 

Arrestimi i autorit të ngjarjes, u arrit falë negociatave të bëra nga strukturat e parandalimit të krimeve me kete shtetas, duke e bindur atë të vetëdorëzohej sëbashku me armën e zjarrit tip pistoletë TT, si dhe një kreher me 7 fishekë.
 

Lidhur me këtë rast u kryen veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale të "Kanosjes" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armeve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›