Mario Monti: Ka një vijë ndarëse mes Veriut dhe Jugut
Intervista
Në një intervistë të fundit në median gjermane Kryeministri italian, Monti thotë se Europa është duke shfaqur gjurmët e një shpërbërjeje psikologjike, për sa i përket krizës së borxheve dhe fatit që liderët janë duke bërë shumë pak për ta ndalur atë. Ai, gjitahshtu, parashikon se qeveritë nuk mund ti lejojnë vetes që të varen plotësisht nga Parlamenti, kur bëhet fjala në vendosjen e politikave për shpëtimin e euros.
Z. Kryeministër euroja është sërish nën presion dhe zërat flasin për një përçarje të mundshme të zonës euro. A keni hequr dorë nga marrja e pushimeve të verës?
Unë kam vetëm 6 ditë leje dhe shpresoj që ti bëj. Megjithatë jam i qetë kur shoh verën. Sigurisht që ka rreziqe kur vjen fjala për Greqinë.
…sepse duket se falimentimi i saj është i pashmangshëm?…
Në vijim të një periudhe të gjatë përgatitore, ne kemi arritur rezultate të mira, veçanërisht në takimin e fundit të BE-së, në fund të qershorit dhe vendimet e marra duhet tu japin tregjeve një ide më të mirë, në lidhje me situatën e vendeve të Eurozonës.
Por ato nuk i kanë ndihmuar në uljen e presionit në Itali dhe në Spanjë. Javën e fundit, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Daghi njoftoi se banka e tij po përgatitet, së bashku me Fondin e Shpëtimit Financiar Europian që të blejë bonot sovrane nga vendet e zhytura në borxhe, por në një moment të papërcaktuar në të ardhmen. A jeni i zhgënjyer me hezitimin e bankës?
Unë e mirëpres deklaratën e BQE-së, për atë që tregjet e fondeve sovrane në vendet e Eurozonës janë duke kaluar një periudhë keqfunksionimi. Është e vërtetë se disa vende përballen me një kosto jashtëzakonisht të lartë në financimin e borxhit të tyre. Kjo është ajo që kam thënë prej kohësh. Problemet duhet të zgjidhen shpejt, në mënyrë që të mos ketë më paqartësi në lidhje me aftësinë e vendeve të Eurozonës për të përballuar krizën.
A mendoni se zgjidhja e propozuar nga BQE-ja e redukton presionin në vendet e prekura nga kriza për të përmirësuar financat e tyre?
Jo. Nëse lexoni kërkesat e Fondit Europian të Shpëtimit, qoftë edhe deklaratën e fundit të BQE-së, do tu duhet të pranoni se shqetësime të tilla janë të pabaza. Ky është lloji i mosbesimit, që na ka ndaluar nga ndërmarrja e një rruge që të çon drejt zgjidhjes. Ne duhet të rifillojmë të besojmë sërish tek njëri-tjetri.
A ka ndonjë arsye për këtë?
Mendoj se po. Qeveria aktuale italiane ka arritur një reduktim të shpejtë të deficitit buxhetor, ka miratuar reforma strukturore dhe ka përmirësuar rritjen potenciale ekonomike. Pavarësisht një sakrifice të madhe, italianët e kanë pranuar këtë rrjedhë të ngjarjeve.
Ka një skepticizëm të madh në Gjemani, në lidhje me perspektivën e blerjeve të bonove sovrane nga ana e BQE-së. A mund të mos e kuptoni se ata që mbështesin bankën janë të shqetësuar në lidhje me marrjen e garancive të pakufizuara?
Vendimet me të cilat po përballet aktualisht Gjermania janë të vështira dhe unë e kuptoj vështirësinë e politikanëve gjermanë. Për të qenë funksionalë brenda një monedhe të përbashkët, të gjitha vendet do të duhet të zbatojnë reformat dhe të ndreqin buxhetet e tyre, në mënyrë që të mos i bëhen barrë të tjerëve. Kjo është arsyeja që progresi i arritur është i rëndësishëm, për të garantuar disiplinën buxhetore, si në rastin e paktit fiskal.
Por gjithsesi, kjo nuk ka qenë ndonjë ndihmë e madhe për euron
Ne kemi bërë gabime, edhe me krijimin e euros, edhe në fazën fillestare, kur Franca dhe Gjermania, në vitin 2002 dhe 2003 dënuan rregullat e vendosura nga Pakti i Stabilitetit dhe Pakti i Rritjes dhe u bënë shembuj të këqij për të tjerët. Ne tani duhet të krijojmë një bashkim monetar më të përgjegjshëm.
Kjo është arsyeja se përse ju kërkuat të merrni vendin e lidershipit në Itali. Të paktën tani, Roma është edhe njëherë një lojtar i rëndësishëm.
Për disa vjet ne nuk kemi luajtur një rol qendror. Mendoj se është normale që ekonomia e tretë, më e fuqishme e Eurozonës, të bëhet më aktive, kur bëhet falë për arritjen e një konsensusi në vendimmarrjet e Bashkimit.
Takimi juaj me Presidentin francez, Hollande dhe Kryeministrin spanjoll javën që shkoi shkaktoi shqetësim në lidhje me perspektivat e një aleance të Jugut, që në njëfarë mënyre mund të krijohej për tiu kundërvënë kërkesave të Veriut.
Ndërmjet dy takimeve unë kam qenë gjitahshtu në Finlandë, një nga tre vendet në të cilat kalova më shumë kohë. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për Veriun apo për Jugun, por për monedhën e përbashkët të 300 milionë europianëve. Sa më të bashkuar të veprojmë, aq më shpejt do të gjejmë mënyrën për tu kthyer në siguri, me më pak kosto për të gjithë. Pikërisht tani unë kam folur në telefon me Merkel-in, që më ftoi në Berlin në fund të gushtit.
Në përgjithësi do të thosha se marrëdhëniet mes italianëve dhe gjermanëve janë disi të ftohta. Shumë ankohen për rixhiditetin dhe arrogancën gjermane. Si e shpjegoni këtë atmosferë?
Kjo ka qenë shqetësuese muajt e fundit dhe i kam folur Merkel-it për pakënaqësitë këtu në Parlament kundër BE-së, kundër euros dhe kundër gjermanëve dhe ndonjëherë edhe kundër Merkel-it. Megjithatë, është një problem që shkon përtej Italisë dhe Gjermanisë. Tensionet, që kanë shoqëruar Eurozonën, në vitet e fundit, po shfaqin shenjat e një shpërbërje psikologjike të Europës. Ne duhet të punojmë shumë për ta ndaluar një gjë të tillë. Nëse do ta krahasonim Europën me një katedrale, atëherë euroja do të ishte spiralja e radhës.
Por që ne kemi frikë se do të shembet
Nëse euroja bëhet aktore për ndarjen e Europës, atëherë themeli i projektit europian do të shkatërrohet. Kjo është arsyeja se përse liderët e vendeve duhet tua shpjegojnë popujve të tyre situatën reale dhe jo tu jepen paragjykimeve të vjetra.
Mendoni se ky problem është ende i zgjidhshëm?
Po dhe në këtë këndvështrim ka edhe një ndarje mes Veriut dhe Jugut. Ka paragjykime të dyanshme. Jam i sigurt se pjesa më e madhe e gjermanëve e pëlqejnë instinktivisht Gjermaninë, sikundër edhe anasjelltas. Por kam gjithashtu edhe përshtypjen se shumica e gjermanëve, në njëfarë mënyre, besojnë se Italia e ka marrë tashmë ndihmën përfundimtare financiare nga Gjermania apo nga BE-ja, që në fakt nuk është e vërtetë. Nuk kemi marrë asnjë euro të vetme.
Mendoni se ndarja e Eurozonës është ende e parashikueshme?
Po. Por nuk do të bjerë zgjidhja nga qielli.
Por duket se problemet nuk do të zgjidhen duke pompuar pa fund para. Kjo i zgjidh çështjet përkohësisht, por më pas presioni i tregjeve financiare rritet sërish. A është e mundur që të thyhet ky rreth vicioz?
Po.
Pa hedhur para më?
Po. Do të ndihmonte nëse komunikimi në vijim të vendimeve të Eurozonës do të përmirësohej.
Berlusconi, paraardhësi juaj, mbahet mend si njeriu që luftoi komunizmin në Itali. Ju si mendoni se do të mbaheni mend nga italianët dhe europianët?
Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jem në këtë detyrë deri në prill të viti 2013 dhe shpresoj që ta shpëtoj deri atëherë Italinë nga shkatërrimi dhe kjo me mbështetjen morale të disa miqve europianë, me në krye Gjermaninë. Por