E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Vukatan te Shkodres

Ky është fshati Vukatan.
Mbrëmjen e mërkurës dy familjet Murraj luftuan njëri-tjetrin.
Bilanci ishte një i vdekur, një i plagosur.
Vizitat për ngushëllime kanë nisur, por në këto shtëpi qëndrojne forcat e policisë.
Konflikti thuhet se nisi për një copë toke. Fillimisht mes Gjin Murit dhe njërit nga djemtë e xhaxhait të tij Gegë Muri.
Më pas sherri degjeneroi. Në përleshje përfshihen babai i Gegës, Nikë Muri dhe nipi i tij Aleks Muri.
Por ne kete moment ndersa palet rriheshin me mjete te forta, Çesk Muri qellon djalin e xhaxhit te tij Gjin Murin, i cili mbeti i vdekur në vend. Kurse vëllai i autorit Aleks Muri plagoset.
Për këtë ngjarje policia arrestoi në flagrancë autorët Nikë Muri, i cili është xhaxhai i viktimës dhe Çesk Murin djali i autorit të vrasjes, njëkohësisht djali i xhaxhit të viktimës.
Për të shmangur hakmarrjen e mundshme, policia ka zbarkuar në Vukatan të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›