Banoret e Nartes ne proteste Jemi vetem po na plackisin dhe po na dhunojne
Rreth 200 banorë në Nartë të Vlorës kanë protestuar para kishës së fshatit kundër vjedhjeve dhe dhunimit. Këta banorë i kërkojne policisë të zbardhë ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin greqishtfolës. Disa nga gratë e moshës së tretë pretendojnë se jo vetem janë grabitur, por edhe janë dhunuar. Në protestë ato thanë se janë të gatshme të vihen në dispozicion të instancave shtetërore, që këto raste të zbardhen dhe të kapen autorët.