Vrasja në argjendari
Në seancën e radhës, në çështjen penale vrasje e rëndë dhe vjedhje grabitqare, njëri prej tre të akuzuarve, Zeqir Berisha, ka kërkuar nga trupi gjykues që të lirohet nga paraburgimi. Ai ka thënë se nuk është mirë me shëndet si dhe arsyen se është i martuar dhe ka fëmijë. “Unë ju paralajmëroj si trup gjykues se do të hyj në grevë urie që nga sot. A ka mundësi me vdes”, ka thënë i akuzuari Zeqir Berisha.
Por, trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit në fjalë, duke e quajture të pabazë. Në seancë ishte ftuar të dëshmojë pala e dëmtuar, Nystrete Berisha, e cila në cilësinë e dëshmitares nuk ka mundur të vazhdojë që në fillim dëshminë e saj, pasi tha se nuk ndihet mirë.
Dëshmitarja e radhës ka qenë Miniere Blaku, njëherit bashkëshortja e të akuzuarit Zeqir Berisha. Ajo ka pohuar se një ditë para se të ndodhë vrasja, në shtëpinë e saj kishte pasur mysafirë, të cilët ajo ka thënë se i njihte vetëm me pseudonimin Baci dhe Mia si shokë të bashkëshortit.
Më pas prokurori i çështjes, Osman Mehmeti, i ka kërkuar dëshmitares Berisha që të kthehet pas dhe t’i identifikojë të akuzuarit. Ajo me t’i parë në fytyrë, ka thënë se i njihte me emrat Baci dhe Mia. Ajo kategorikisht ka pohuar se nuk ka qenë e interesuar për emrat e tyre dhe se i ka njohur vetëm me pseudonimet e lartpërmendura.
“Baci është Ali Xhaferi, Mia është Remzi Salihaj. Kështu i kam njohur unë, nuk më ka interesuar të di për emrat e tyre dhe se burri nuk më ka treguar se ku i ka njohur”, ka thënë dëshmitarja Minire Blaku. Ajo po ashtu ka shpjeguar para trupit gjykues se në lokalin, qebaptoren “ Fadili”, ajo punon bashkë më bashkëshortin e saj, Zeqir Berisha, në orar të pacaktuar.
“Në ditën kritike unë kam shkuar në lokal në orën 16: 40 minuta dhe atje i kam takuar që të tre, Bacin, Mia dhe bashkëshortin tim Zeqirin. Por, s’jam e sigurt se kush me kënd ka qenë ulur, sepse në lokal ka pasur edhe mysafirë të tjerë” ka thënë dëshmitarja Blaku. Sipas aktakuzës, i akuzuari Zeqir Berisha u kishte treguar të akuzuarve Alil Xhaferit (shtetas i Maqedonisë ) dhe Remzi Salihajt vendndodhjen e argjendarisë Berisha, pronë e të ndjerit Bidajet Berisha. Të akuzuarit në fjalë kishin shkuar aty dhe e kishin detyruar që të shtrihet për toke, ku dhe i akuzuari Xhaferi kishte goditur pronarin me një plumb në kokë si dhe me dy plumba të tjerë në pjesët vitale të trupit, plagë të cilat i kishin shkaktuar vdekjen.
Me këtë ata kanë kryer veprat penale: vrasje e rëndë, vrasje në tentativë dhe grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Për këto vepra të tre të akuzuarve u qe shqiptuar dënimi prej 62 vjetësh, por me ankesë të palës mbrojtëse, Gjykata Supreme e ka kthyer lëndën në rishqyrtim. Seanca e radhës do të mbahet më 7 korrik.