E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në pallatin e drejtësisë në Belgjikë, në pranga një iranian

është një iranian dhe jo shqiptar personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gjyqtar dhe një kancelare, nje dite me pare në gjykatën e Brukselit. Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave shtetasi iranian u ndalua nga policia gjatë orëve të natës.

Sipas burimeve, 47 vjecari është identifikuar nga disa dëshmitarë që ndodheshin dje në ambjentet e gjykatës ku ndodhi vrasja e dyfishtë. Behet e ditur se personi me shtetesi Iraniane kishte hyrë në sallën e gjyqit e kishte pritur në qetësi përfundimin e seancës për të nxjerrë më pas armen e për të qëlluar mbi dy personat që ishin në të 50-tat. Gjykatëseja në prag pensioni merrej me cështje civile kryesisht mosmarrveshje martesore dhe në lidhje me qeradhëniet.

Ministri i drejtësisë Stefan Declerk, e përshkroi incidentin në fjalë si të tmerrshëm nëdrsa nënvizoi se ishte hera parë në historinë e belgjikës që një gjykatës ekzekutohej në një sallë gjyqi. Tashmë masat e sigurisë përreth gjykatës janë rritur. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›