Konferenca e donatorëve, Bosch: Qeveria të jetë atraktive
Kordinimi i donatorëve dhe krijimi nga politika i një mjedisi nxitës për zbatimin e programeve që ata financojnë mbetet një sfidë. Ky është vlerësimi i shefit të misionit të OSBE Robert Boch, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i sekretariatit teknik të donatorëve.
“Grupi i donatorëve mendon se ka ende shumë për të bërë në kuadër të grupeve sektoriale të punës. Nga ana tjetër këto grupe mund të kordinohen edhe më mirë pavarësisht përparimeve të lavdërueshme që ka patur në këtë drejtim. Dhe në fund kërkesë e donatorëve është që mjedisi politik të jetë edhe më nxitës për zbatimin e programeve” tha Bosch.
Ministri i Inovacionit dhe teknologjisë së informacionit, Genc Pollo, ka vënë në dukje në këtë tryesë të radhës qeveri donatorë reformat që po ndërmerren në kohët e fundit. Ndërkohë që kërkesë e donatëorëve është që qeveria të marrë përsipër të gjithë prokurimet.
“Propozimi i fundit i Komisionit Europian për të hequr vizat afatshkurtra shengen për Shqipërinë është një arritje e madhe historike për cdo qytetar shqiptar. Ky është rezultat i progresit të arritur me shumë punë nga qeveria për përmbushjen e cdo standarti që të con në këtë qëllim” tha Pollo.
“Qeveria duhet të nagazhohet për të marrë përsipër të gjithë proceset e prokurimeve. Dhe për të krijuar një sistem funksional prokurimi kërkohet një punë shumë e madhe” tha Bosch.
Në takimin me donatorët është bërë një paraqitje e plotë e drejtimeve të financimit si edhe situata ekonomike e fiskale që ka vendi në këto muaj.
Adi Darsi
< I mëparshmi