E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne rrugen Ali Visha vetedorezohet autori i shpallur ne kerkim

Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane njoftoi sot per vetedorezimin e autorit te dyshuar te vrasjes se nje 22-vjecari ngjarje e ndodhur 3 muaj me pare ne afersi te Qytetit Studenti.

Kostandin Gjergj Xhuvani 22 vjec dyshohet te jete autor kryesor ne vrasjen e shtetasit Alfred Musabelliu ngjarje e ndodhur me date 12 shkurt 2011 ne Tirane kohe prej te ciles ai u shpall ne kerkim. Nga hetimet rezultoi se pervec Xhuvanit bashkepunetore ne krim ishin edhe
Albi Zela 23 vjec me banim ne Tirane tashme i arrestuar
Donald Ymeri 22 vjec me banim ne Tirane tashme i arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Ali Visha ne Tirane ne afersi te Qytetit Studenti me date 12 shkurt 2011 pas nje grindje per motive te dobta ku shtetasi Kostandin Xhuvani sebashku edhe me dy miqte e tij kane qelluar mbi 22 vjecarin Alfred Musabelliu i cili gjeti vdekjen e menjehershme.

Kostandin Gjergj Xhuvani u ndalua per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje dhe te armembajtjes pa leje nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›