Kreu i misionit te OSBE/ODIHR Stonestreet Te zbatohet ligji
Kreu i misionit te OSBE/ODIHR ne Shqiperi per vezhgomini e zgjedhjeve lokale Jonathan Stonestreet pas perfundimit te takimit me anetaret e KQZ-se eshte shprehur se nuk mund te beje nje interpretim te ligjit lidhur me votat e hedhura ne kutine e gabuar por shtoje se eshte shume e rendesishme qe te zbatohet ligji gjate procedurave. Nuk dua te perfshihem ne interpretimin se cfare thote ligji. Princip i rendesishem eshte te ndiqet ligjit tha Stonestreet.
1130 - OSBE/ODIHR takon anetaret e KQZ-se
Misioni i Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi po zhvillon nje vizite ne Komisionin Qendror Zgjedhor. Kreu i misionit Jonathan Stonestreet po zhvillon takim me kryetarin e KQZ-se Arben Ritani dhe nenkryetaren e ketij institucioni Deshire Subashi. Ky takim vjen pak ore para se KQZ te nise punen per nxjerrje ne rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes.
Mbledhja e KQZ-se e cila ishte parashikuar per ne oren 1000 eshte shtyre per ne mesdite. Procesi i numerimit te votave te kontestuara ka mbaruar mbreme rreth ores 2240 dhe sot pritet qe KQZ te shpalle rezultatin zyrtar per Tiranen.
Ndersa jashte ambienteve te KQZ ka filluar grumbullimi i protestuesve te cilet kundershtojne menyren se si ka vepruar ky komision dhe kreu Ristani per rillogaritjen e votave per Bashkine e Tiranes.