E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operatoret turistike te Polonise interesohen per Shqiperine

Kryeministri zhvilloi takim me perfaqesuesit e 22 kompanive

Kreu i qeverise zhvilloi paraditen e djeshme nje takim me perfaqesuesit e 22 operatoreve turistik polake te cilet po njihen me turizmin qe ofron vendi yne. Nga ana e tij kreu i qeverise theksoi se turizmi eshte kthyer jo vetem nje nga deget kryesore te ekonomise por dhe nje mundesi njohjeje e potencialeve te vendit tone ne vendet europiane dhe me gjere. Ne kete kuader Berisha permendi permiresimin e kuadrit ligjor per nxitjen e zhvillimit te turizmit dhe vuri theksin tek investimet qe jane bere ne infrastrukture. Nga ana tjeter ai theksoi se ne Shqiperi turizmi ishte rritur me nje ritem shume te shpejte nga rreth 300 mije qe ishte ne vitin 2004 ka shkuar ne rreth 3.5 milione ne vitin 2010. Po keshtu Kryeministri Berisha vuri theksin ne rendesine potenciale per zhvillimin e turizmit ne zonat malore si ne Theth Valbone Kelmend Prespe Voskopoje Dardhe. Ai theksoi se qeveria do te mbeshtese cdo projekt te investitoreve te huaj potenciale me qellim shnderrimin e projekteve te tyre ne histori te verteta suksesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›