E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në xhami, reagon Myftiu i Lushnjes

24 orë pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shemsi Muçës në ambjentet e xhamisë së Dushkut, ka reaguar edhe Myftiu i Lushnjes, Tomorr Boriçi.

Në një prononcim për Ora News Myftiu Boriçi theksoi se kjo është ngjarje e rëndë ka prekur të gjithë besimtarët. “Jemi vrarë dy herë, një herë si besimtarë dhe një herë si institucion” theksoi Boriçi.

Pasditen e 12 Prillit, Shemsi Muça 76 vjeç është gjendur i vrarë në ambjentet e xhamisë së fshatit Dushk me thikë në fyt dhe brenda 24 orësh, policia arriti të zbulojë autorin e vrasjes, duke vënë në pranga 36 vjeçarin Arjan Alla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›