E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në Kosovë Berishën e ngatërrojnë me Skënderbeun

Të tjera rreth shkrimit VD/"Heroi s'do i përmbahej gazit" PRISHTINE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ironizuar Kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se figura e tij është idealizuar dhe ngatërruar me atë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Nga Prishtina, ku prezantoi programin e partisë së tij “Rilindje”, lideri i opozitës shqiptare e ka radhitur shefin e mazhorancës Berisha, si një nga arsyet se përse në Kosovë ka një paragjykim nga Partisë Socialiste.

Arsyeja e parë e paragjykimit, sipas kryesocialistit, është psikologjike, pasi lidhet me të shkuarën, me socializmin jugosllav. Ndërsa arsyeja e dytë, sipas Ramës, lidhet me Sali Berishën “të cilën hera herës në Kosovë gati gati e ngatërrojnë me Skënderbeun.

“Një ngatërresë që me thënë të drejtën do t’i provokonte Gjergj Kastriotit atë që Faik Konica e quan “një i papërmbajtur gaz”, nënvizoi kreu i PS-së, Edi Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›