Nishani dekreton një sërë ligjesh të rëndësishme
Kreu i shteti Bujar Nishani ka dekretuar një sërë ligjesh të cilat janë miratuar kohët e fundit në komisionet parlamentare.
Kështu, presidenti Nishani ka dekretuar ligjin Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë, ndryshimet në ligjin Për tatimin mbi të ardhurat, ndryshimet Për sistemin e taksave vendore, ligjin Për planifikimin e territorit dhe ndryshimet në ligjin Për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Gjithashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.