E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja pas betimit ne kishe

Viktima e së dielës në Berdicë, i cili u vra nga kryeplaku i fshatit, ishte betuar më parë në kishë, bashkë me të birin, se nuk ishin hajdutët e pulave të humbura.
Por për këto dy familje nuk pati paqe.
Sapo janë takuar në rrugë, konflikti është rindezur dhe I vrarë mbeti Lazër Ppaloka 52 vjec kurse autori Hil Gjoni u arrestua.
Ky i fundit do të qendrojë në burg. Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë arrest me burg duke e cilësuar krimin të paramenduar.
Para trupit gjykues i akuzuari Hil Gjoni ka pranuar autorsinë e vrasjes, por tha se vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai pretendoi se ishte qëlluar nga i biri i viktimës para se të shkrepte armën dhe sapo vrau u vetëdorëzua në polici.
Prokurori i cështjes Ermir Lelçaj ka kërkuar nga gjykata shpalljen e ligjëshme të arrestiminin ne flagrancë si dhe akuzen e ngritur ndaj tij të “ Vrasjes me Dashje”, cka është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të dyshuarit. Ilir Golemi ka kërkuar caktimin e një mase tjetër sigurie, ndërsa ka kërkuar shplljen të pa ligjshëm akuzën, pasi sipas avokatit mbrojtës, vrasja është kryer në “kushtet e kapërcimit të kufirit të vetëmbrojtjes”.
Në dëshminë e tij para gjykatësit Besart Kaçkini, i akuzuari Hil Gjoni ka pranuar autoresinë e vrasjes, por ka thënë se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, dhe se arrestimi i tij nuk është bërë në flagrancës, pasi Hil Gjoni është arrestuar në shtëpinë e tij i vetëdorëzuar.
Ai ka deklaruar se ka qenë duke u kthyer në shtëpi pasi ka qenë duke percjell bagetinë e tij, kur në krye të rrugicës së tij i ka dalë para viktima Lazer Paloka së bashku me të birin, i cili e ka qëlluar tre herë në kokë me një mjet të fort (kmesë). “Të tretën herë kur më ka qëlluar në kokë, kam nxjerrë pistoleten dhe e kam qëlluar vetëm një herë në gjoks”, tha i arrestuari.
Sipas prokurorisë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur djali i viktimes është akuzuar nga Hil Gjoni se i ka vjedhur 12 pula, për cka i ka dërguar Lazër Palushit 2 persona sipas së drejtës zakonore për tu betuar në Kishë për këtë akuzë.
Kjo është pranuar nga Lazër Palushi por ky i fundit me 12 Janar i ka dalë para në rrugën e fshatit ku edhe është konfliktuar me autorin.
Familja Gjoni dhe Paloka janë fqinjë me njëra tjetrën. Hile Gjoni është kryeplak I fshatit Berdice e Madhe, njëherësh edhe inspector i ndërmarrjes pyjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›