E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja tek Blloku arrestohen 10 te dyshuar

Intensifikohen hetimet për vrasjes e Nadien Zenelit. Ngjarja ndodhi në 13 qershor në zonën e Bllokut në Tiranë, dhe tre javë pas krimit njësia e operacioneve speciale ka shoqëruar rreth 10 persona në disa zona të Krujës.

Operacioni i policisë së Tiranës i koordinuar nga departamenti i hetimit të krimit në drejtorinë e përgjithshme vijon, me kontrolle në banesa dhe dokumentimin e plotë të provave ndaj të dyshuarve.

Policia nuk bënte ende të ditura identitetet e të shoqëruarve, ndërsa mësohet se ata janë familjarë të viktimës së një krimi të ekzekutuar me armë në vitin 2004.

Të njëjtat burime thanë për abc news se të shoqëruarit dyshonin që Zeneli ka patur lidhje me vrasjen e 7 viteve më parë dhe ky është dyshimi i arsyetuar i hetuesve dhe indicio e shoqërimeve që nisën të gdhirë të ditës së sotme.

Në mesditë pritej një deklaratë e policisë në lidhje shoqërimet dhe ecurinë e hetimeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›