E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret te dashuren arrestohet 60 vjecari

Një grua, nënë e dy fëmijëve është masakruar për vdekje nga 60-vjeçar të cilit ajo i kishte premtuar se do të martohej me të.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në qendër të qytetit të Pogradecit dhe autori dyshohet se është Hysen Hykellari edhe ky i divorcuar, banor i fshatit Zervaskë. Policia bëri arrestimin e tij menjëherë pasi gjeti viktimën, Mirela Spahiun, e cila ishte goditur me force tek koka e krevatit dhe është masakruar me sende të tjera të forta.

Policia bëri të ditur se çifti kishin tre vjet që frekuentonin njeri tjetrin dhe burri priste të finalizonte martesë me 33 vjeçaren. Refuzimi i saj besohet të jetë shkaku kryesor i ngjarjes.

Ngjarja ka shokuar opinionin pogradecar ndërkohë qe grupi hetimore i Drejtorisë së Policisë së Korçës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pista e parë mbi të cilën po hetohet është krim në kushtet e xhelozisë, por priten edhe detaje të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›