E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje e dyfishtë në Kombinat, efektivi vret bashkëjetuesen, më pas vetëvritet

Një ngjarje e tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, e cila ka pasur si bilanc dy viktima. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e Kombinatit, në rrugën “Altin Basha”, ku një efektiv i burgjeve ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij bashkëjetuesen dhe më më pas veten.

Burimeve nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Ali Nikoleci fillimisht ka nxjerrë jashtë banesës fëmijët, më pas është futur brenda dhe ka ekzekutuar shtetasen Mira Nikolli me të cilën bashkëjetonte, ndërsa më pas është vetëvrarë dhe vetë.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen rrethanave dhe motiveve që çuan në ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›