Mbetet i paqartë fati i Edward Snowden
Fati i ish-kontraktorit të zbulimit amerikan Edward Snowden mbetet i paqartë, ndërsa India të martën refuzoi kërkesën e tij për azil dhe presidenti bolivian Evo Morales tha se do t’a konsideronte një kërkesë të tillë.
Kjo deklaratë e Morales nga Rusia bëri që avioni i tij të bëjë një ndalesë të detyruar në Austri, për shkak të dyshimeve se ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden ishte në të.
Ministri i Jashtëm bolivian tha se Franca dhe Portugalia i mbyllën hapësirën ajrore aviot të presidentit Morales për shkak të zërave se Snoëden ishte në bord.
Zyrtarët në Austri dhe Bolivi thanë se Snoëden nuk ishte në avionin, me të cilin presidenti Morales udhëtonte nga një samit në Rusi, ndërsa ministri i jashtëm i Bolivisë ka kërkuar nga Franca dhe Spanja shpjegime për këtë vendim.
Snoëden është bllokuar në zonën ndërkombëtare të tranzitit në aeroportin Sheremetievo të Moskës që kur mbërriti aty nga Hong Kongu nëntë ditë më parë.
Sipas njoftimeve, Snowden është duke kërkuar azil politik në të paktën 21 vende, përfshirë Rusinë, por ai nuk mund të lëvizë prej andej për shkak se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pasaportën e tij.