E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasje e dyfishtë në Vushtrri

PRISHTINË, 24 mars/ATSH/ Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se sot si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas policisë, dyshohet se një burrë fillimisht ka vrarë një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë, janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, zëdhëndësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë KosovaPress-it se sot rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

“Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›