Vrasje e pastrim parash, pritet ekstradimi nga Dubai i vëllait të Nuredin Dumanit dhe anëtarit të grupit të Çopjave

Dy të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në Elbasan dhe jo vetëm, janë arrestuar në Dubai dhe pritet që këtë të mërkurë (11 qershor) të bëhet edhe ekstradimi i tyre.
Sipas policisë pritet të ekstradohet Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, si dhe Armis Stafa, pjesëtarë i grupit kriminal të “Çopjave”.
Ata janë arrestuar më herët në Dubai, ndërsa akuzohen nga drejtësia shqiptare si pjesëtarë të organizatave kriminale.
Dashnor Dumani akuzohet nga GJKKO për vrasje dhe vjedhje me armë, ndërsa më herët ka qenë i dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa Armis Stafa akuzohet nga GJKKO se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Franc dhe Hajdar Çopjas në Elbasan.
Lidhur me ekstradimin e tyre, pritet që policia e shtetit të jap në vijim detaje të tjera.
/rtsh.al/