E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje me arme ne Kurbin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin si pasojë e së cilës ka mbetur i vdekur Kastriot Brozi, 34 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Skuraj të Kurbinit, ndërsa sipas policisë autori i vrasjes është një 19 vjeçar, identiteti i të cilit nuk behet i ditur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Nga të dhënat e para mësohet se autori, një i ri rreth të 19-tave dhe viktima kishin debatuar mes tyre sot rreth mesditës, ndërsa janë përplasur sërish në qendër të fshatit. I riu nuk i ka pranuar ofendimet e bashkëfshatarit të tij dhe ka shkrehur mbi 34 vjeçarin Kastriot Brozi disa plumba automatiku, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes së kryer 19 vjeçari është larguar menjëherë, i ndihmuar edhe nga terreni i thyer dhe malor që gjendet pranë fshatit, ndërsa policia ka nisur menjëherë operacionin për kapjen e tij. Nuk bëhen ende të ditura arsyet e debatit në mes të 34 vjeçarit Brozi dhe vrasësit 19 vjeçar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›