E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit Bashkia e Tiranes nis te dekoroje qytetin

Festat e fundvitit janë në prag dhe në Tiranë kanë mbirë kërpudhat e para të festës, duket më herët se cdo vit tjeter. Të parët që kanë menduar për dekorin festiv janë vetë bizneset që shesin zbukurime të këtij lloji. Por ato fatkeqësisht janë pak vetëm dy apo tre.

Por këto dyqane zbukurimesh që duke menduar në radhë të parë për veten, duket se kane menduar dhe për kryeqytetin tone që gjithmonë në prag festash ka qenë i hirtë.

Shembullin e këtyre dyqanesh dekori tashmë po e ndjekin dhe lokale të tjerë që duke menduar për atmosferën e qytetit po mendojnë dhe për vetë klientelën e tyre.

Në fakt duhet shumë pak që kryeqyteti të marrë një shpirt tjetër. Dhe apelin e këtij menaxheri shpresojmë t’a dëgjojnë të gjithë.
Për vite me radhë kryeqyteti shqiptar përjetoi kapriçot e ish-kryetarit të saj Edi Rama, që i imponoi Tiranës ngjyrat dhe shijet në varësi të humorit të tij. Këtë vit Bashkia e kryeqytetit po kujdeset që Tirana të mos ketë asnjë dallim nga metropolet e tjera europiane. Burime nga ky institucion thonë se ndryshe nga vitet e shkuara, përgatitjet për zbukurimin e kryeqytetit kanë nisur më herët dhe surprizat do të zbulohen shumë shpejt. Vitin e kaluar pemën më të madhe të Krishtlindjeve e kishte restoranti i njohur i kryeqytetit, Sofra e Ariut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›