Statusi kandidat, Svoboda: E keni një shans para 2012-ës
BRUKSEL - Shqipëria ka një shans të marrë statusin e vendit kandidat pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu deklaroi dje eurodeputeti Hanes Svoboda, sipas të cilit, për këtë ka ndihmuar edhe marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës.
Svoboda theksoi se ka pasur kontakte konstante me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili ka garantuar mbështetjen për udhën e integrimit europian të Shqipërisë. Marrëveshja pozitë-opozitë në Shqipëri erdhi pak me vonesë për samitin e 9 dhjetorit, por gjithsesi ndoshta në pranverë të vitit të ardhshëm mund të flitet për statusin e kandidatit, pasi do jetë e rëndësishme për promovimin e reformave europiane në Shqipëri”,- ka deklaruar Svoboda.
Më tej, eurodeputeti thekson se marrëveshja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës ka sjellë një klimë të re në politikën shqiptare.
“Mesazhi duhet të jetë se Shqipëria është në një situatë të re, në një stad të ri. Të dy forcat më të mëdha politike kanë rënë dakord mbi parimet se si të ecin përpara. Nëse ata i zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe nëse arrijnë atë që kanë premtuar, mendoj se Shqipërisë duhet t’i jepet një shans në pranverë për statusin e kandidatit”,- pohoi Svoboda.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)