E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje me arme zjarri ne Ulez te Matit dyshohet per hakmarrje

Mengjesin e sotem ne rrethin e Matit nje 50-vjecar eshte vrare me armezjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne afersi te fshatit Madhesh te komunes te Ulzes ku 50-vjecari Mehill Gjeci eshte qelluar me arme zjarri teksa ishte duke u kthyer per ne shtepi. Mesohet se 50-vjecari punonte ne hidrocentralin e Shkopetit dhe pasi kishte perfunduar turnin e trete ishte duke u kthyer ne fshat por eshte qelluar me arme per vdekje nga persona ende te paidentifikuar. Dyshohet se vrasja e 50-vjecarit ka ndodhur per hakmarrje. Nderkohe policia ka nisur menjehere hetimet per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e plote te vrasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›