Vrasje në Lezhë, mister motivet e krimit
LEZHË- E kanë vrarë e më pas e kanë hedhur pranë lumit Mat, pak metra larg automjetit, me të cilin udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku policia njofton se ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që më pas është identifikuar si Lekë Gjon Biba.
Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se fillimisht kur është parë automjeti me targë "TR 6898 F", e pak më tutje i shrirë trupi i viktimes është dyshuar për aksident, por pas këqyrjes së trupit ka rezultuar se ai ishte vrarë.
Në trup janë gjetur shenja goditjes, ndoshta thikë, ose sende të forta. Ende nuk bëhen të ditura motivet e krimit e as autorësia, por policia po heton në disa pista.